AKTUALITET, 17 Shtator 2018, 09:22

VIDEO/ Ishte bërë tmerr në Orikum, policia kap grabitësin e banesave/ EMRI

VIDEO/ Ishte bërë tmerr në Orikum, policia kap grabitësin e

Gjatë mëngjesit të sotëm policia e Vlorës ka arrestuar 23 vjeçarin Erjon Baraj, autor i disa vjedhjeve në Orikum.

Baraj ishte kthyer në tmerr për banorët e Orikumit, pasi rezulton autor i 5 vjedhjeve. Tashmë ai do të përballet me drejtësinë, mbi të rëndojnë akuzat për disa vjedhje banesash.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të masave të marra për kapjen e personave kriminalë në fushën e vjedhjeve, Policia e Vlorës ka bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni mbi bazën e të cilit është arritur kapja dhe ndalimi i shtetasin Erjon Baraj, si autor i dyshuar për vjedhjet e banesave në pronësi të shtetasve E.P dhe M.D, në datën 14 Shtator 2018, në Orikum.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë autorë i 4 vjedhjeve të tjera të listuara si më poshtë, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre:

▪ Në datën 14.09.2018, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit A.Sh, Orikum.

▪ Në datën 14.09.2018, vjedhja e shtetasit Y.L, Orikum.

▪ Në datën 18.08.2018, vjedhja e banesës së shtetasit A.R, Orikum.

▪ Në datën 11.09.2018, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit J.K, Vlorë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• bizhuteri floriri me vlerë; unaza, varëse, vëthë, medaljon etj,

• mjete të ndryshme që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve; çekiç, kaçavida, çelësa mekaniku etj.

• tesha (rroba) të veshura për kryerjen e vjedhjeve, fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë. TPZ.AL