TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tirana është zgjuar sot e bllokuar nga trafiku i madh i shkaktuar nga automjetet.
Për të lëvizur me makinë nëpër kryeqytet, do të duheshin minuta të tëra për të bërë një kilometër.
Përveç faktit se sot është dita e parë e shkollës për arsimin fillor dhe parauniversitar, një shkak i madh i bllokimit të Tiranës janë edhe punimet e papërfunduara të bashkisë.
Ditët e fundit janë bllokuar disa akse.
Ndërsa policia dje bëri thirrje që të mos lëvizet me makina private, sepse nuk do të mund të përballonte dot fluksin.
E pikërisht kjo gjë ka ndodhur.
Policët duket se në vend që të rregullonin trafikun, e kanë bërë më shumë lëmsh.