TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është shprehur në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP se qytetarët e vendit duhet të pranojnë emrin e ri të Maqedonisë, përndryshe do të përballen me jostabilitet dhe izolim në të ardhmen.
Zaev i ka kërkuar qytetarëve të Maqedonisë të votojnë pozitivisht në referendumin ku do të vendoset për emrin e ri të vendit “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Referendumi do të mbahet me 30 shtator si rezultat i marrëveshjes së arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë, për t’i dhënë fund çështjes së emrit pas shumë dekadave.