AKTUALITET, 17 Shtator 2018, 10:09

Përplasi me motor qytetarin dhe largohet, kapet shoferi i dehur

Përplasi me motor qytetarin dhe largohet, kapet shoferi i dehur

Policia e Tiranës ka arrestuar 37 vjeçarin me iniciale A.N., pasi aksidentoi një qytetar, më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit të policisë rezulton se drejtuesi i motorit ishte në gjendje të dehur. Ka qenë denoncimi i një qytetari ai që bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit.

“Falë telefonatës në kohë dhe regjistrimit të ngjarjes nga kamera e bordit të një automjeti, Policia Rrugore e kryeqytetit u vu menjëherë në ndjekje të tij.

E ndaluan dhe konstatuan se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur në masën 0.83 mg/l”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Ky është rasti më i mirë për të provuar besueshmërinë dhe faktin që nëse qytetarët në kohë tek policia. Reagimi ishte i shpejtë dhe parandalues i pasojave të mëtejshme, që mund të vijnë si rezultat i papërgjegjshmërisë së drejtuesve të mjeteve, ashtu siç ishte edhe drejtuesi këtij automjeti, i cili si pasojë e mosrespektimit të sinjalizmit të semaforit në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta” u përfshi në përplasje me një motomjet.

Nuk njoftoi policinë për aksidentin, u largua nga vendi i aksidentit duke mos i dhënë ndihmë të dëmtuarit. Po falë telefonatës në kohë dhe rregjistrimit të ngjarjes nga kamera e bordit të një automjeti, Policia Rrugore e kryeqytetit u vu menjëherë në ndjekje të tij. E ndaluan dhe konstatuan se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur në masën 0.83 mg/l.

Drejtuesi i mjetit A.N. 37-vjeç, u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur si dhe iu pezullua leja e drejtimit për mosdhënie ndihme të të dëmtuarit dhe largim nga vendi i aksidentit.

Policia e Shtetit ? falenderon qytetarin që dha kontributin e tij në zbardhjen e ngjarjes rrugore duke telefonuar Policinë dhe rregjistruar aksidentin rrugor. Telefono 112 për çdo emergjencë 24/7 ! TPZ.AL