TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha, sulmoi mbrëmjen e djeshme qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama, lidhur me situatën në të cilën ndodhet sot sistemi shëndetësor, ndërsa tha se Shqipëria kishte hapur derën për ilaçet serbe, ndryshe nga më parë kur importoheshin ato të BE-së.
“Ndrikull Nushi hapi tregun për prodhimet e Serbisë. Në kohën time tregtoheshin të gjitha ilaçet e BE. E vërtetë është një gjë: ishin më të kushtueshme sepse pranoheshin vetëm ilaçe që i pranonte enti i BE për tregtinë”, tha Berisha.
Pas kësaj ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili me anë të kartolinës së ditës së sotme i ka kthyer përgjigje në mënyrë indirekte ish-kryeministrit Berisha, ndërsa publikon një video, sipas të cilës shihet transformimi i spitaleve.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë kartolinë për ata që thonë asgjë s’ka ndryshuar në shëndetësi, duke i siguruar të gjithë se e di mirë se sa shumë ka akoma për të bërë, ju uroj një ditë të mbarë ?”, – shkruan Rama.