AKTUALITET, 24 Janar 2019, 21:50

“Betejë përfundimtare”, Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin me çdo mjet

“Betejë përfundimtare”, Berisha: Do ta rrëzojmë

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, ish kryeministri Sali Berisaha ka folur ndër të tjera edhe për protestën e opozitës në 16 shkurt. Berisha u shpreh se opozita ndodhet në një betejë përfundimtare për të rrëzuar regjimin e kryeministrit Edi Rama.

I pyetur se si do të rrëzohet ky regjim, Berisha u shpreh se do përdoret çdo mjet.

“Opozita po del përballë historisë, dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm për popullin opozitar dhe partitë opozitare. Opozita ka vendosur në një betejë përfundimtare të përballet dhe të përmbysë regjimin e kakistokracisë. Nëse ka një regjim që keqëson me standardet e veta, pas Enver Hoxhës, është regjimi i Edi Ramës. Është filmi që qarkullon këto ditë për mafien shqiptare, një damkë e keqe. Opozita, ose do të përmbysë këtë regjim. Do ta heqim me të gjitha mjetet”, deklaroi Berisha.