TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama në kartolinën e mëngjesit të sotëm, ka publikuar një video, ku në mënyrë indirekte i kthente përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet sistemi i shëndetësisë.
Ai shprehet: “me këtë kartolinë për ata që thonë asgjë s’ka ndryshuar në shëndetësi, duke i siguruar të gjithë se e di mirë se sa shumë ka akoma për të bërë”.
Por pas kësaj qytetarët kanë shpërthyer ndaj Kryeministrit, teksa njëri prej tyre shprehet: “Me “Kostum” te ri po me “breke” te grisura kjo eshte shendetesia jone z.Rama
Korrupsioni dhe paftesia profesionale vazhdon dhe lulezon gjithe vitin”.
Por jo vetëm kaq, por qytetarët raportojnë situatën e rëndë në të cilën ndodhen spitale të ndryshme të vendit, ndërsa një tjetër komentues ironizon: “Po ai kontenieri me karamele per spitalin e kavajes pse rrin i bllokuar ne port, apo po pret dhe ai nje tenderim?”
Ja disa nga komentet e qytetarëve:






