TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për tenderin e Unazës së Madhe dhe skandalin e falsifikimit të dokumentave nga DH Albania. Erebara tha se prokuroria duhet të kërkojë motivin e krimit, pra arsyet përse është marrë mundimi të bëhet një falsifikimi i tillë, sepse është e qartë se nuk është bërë vetëm për të fituar tenderin.
"Falsifikimi nuk është bërë vetëm për të fituar tenderin. Prokuroria duhet të gjejë arsyen përse dikush ka marrë mundimin të manipulojë dy tenderë dhe të bëjë kaq shumë falsifikime.
Kur aplikon për tender ka shumë dokumenta, nuk është vetëm një. Gjithë këto falsifikime kanë një arsye. Prokuroria duhet të zbulojë arsyen dhe më pas të zbulojë personat përgjegjës. Drejtori i kësaj dhe asaj, nuk shoh që përbëjnë arsye, vetëm nëse janë personat pas kompanise fantazmë. Duhen gjetur personat dhe motivacioni i krimit", u shpreh Erebara.
/TPZ.AL/