TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet italiane kanë dëbuar, duke nisur sot drejt vendit tonë shqiptarin Sokol Copa 45 vjeç. Policia Italiane e Zyrës së Emigracionit së Foxhias ka dorëzuar pranë autoriteteve shqiptare 45-vjeçarin Sokol Copa.
Ai rezultonte të ishte arrestuar më 4 Janar të 2002 në Milano për një sërë akuzash si: rrëmbim personi, zhvatje, grabitje me dhunë ndaj disa shtetasve shqiptare. Gjykata e Milanos e dënoi në atë kohë me 14 vite e 8 muaj burg dhe pasi kreu 11 vite burg ai fitoi lirinë.
Por në tetor të vitit 2018, Sokol Copa u arrestua përsëri nga policia kufitare e Barit. Kur kishte fituar lirinë ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi, por ai e kishte shkelur dhe kishte hyrë sërish në Itali.
Nga tetori i vitit 2018 e deri më tani, ai ishte burgosur sërish në Itali. Por tashmë është lënë i lirë dhe është përcjellë deri në kufirin shqiptar. Ai është riatdhetësuar menjëherë pasi u është dorëzuar autoriteteve shqiptare në Durrës.