TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar në studion e “Open” në Top Channel, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka folur rreth zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të këtij viti, e për kandidatët që ajo do të prezantojë.
Një prej kryebashkiakëve më të vjetër socialistë është edhe Qazim Sejdini, i cili nuk do të garojë më për Bashkinë e Elbasanit, të cilën e ka drejtuar prej vitit 2007.
“Qazim Sejdini ka vendosur që të mos jetë më kandidat në krye të Bashkisë së Elbasanit. Është një vendim i tij personal”, tha Balla, që theksoi se kandidatë në të 61-të Bashkitë i cakton baza e PS.