TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për një diplomate greke të lidhur me kryeministrin Edi Rama. I pyetur në “Opinion” se përse i drejtohej Edi Ramës shpesh më fjalë në gjuhën greke, deputeti Berisha tha se këtë e lidhte me një histori të cilën vendosi ta tregojë për herë të parë:
“Historia e emigrimit të Edi Ramës ka qenë e lidhur me një greke. Ka qenë një diplomate. Dhe shërbimet informative e ndiqnin, Ramën dhe greken. Ai shkoi me të në Paris. Tani se cila ishte lidhja, dmth, ishte lidhje erotike apo ishte lidhje pune…”, tha Berisha.
Ish-kryeministri u shpreh se, nuk mund të vërtetonte dhe nuk dinte, nëse Rama rekrutoi greken apo grekja Ramën.