TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Berati, Rama tha se sistemi elektronik ka nxjerrë jashtë 404 familje, të cilët kishin bërë deklarime të rreme dhe kishin mashtruar.
“Si i nxjerr sistemi këto? I nxjerr pasi ka lidhje me institucionet e tjera që tregojnë se këto familje që u nxorrën nga skema kishin vila, vetura apo paga deri në 1 milionë lekë.
Ka pasur nga ata që kishin prona me kate, dhe përfitonin ndihmë ekonomike. Ka pasur nga ata që punonin në të zezë dhe merrnin ndihmë ekonomike.
Ka dëshmi në të gjitha zyrat e ndihmës ekonomike që marrin 50 mijë lekshin dhe ofrojnë 10 mijë lekë bakshish, vetëm e vetëm që Zyrat e Punës të mos i ofrojnë punë”, tha Rama nga Berati.
Kryeministri pranoi se skema ka marzhin e vet të gabimit, ndaj dhe mund të ketë raste që mund të kenë dalë jashtë edhe ata që realisht e meritojnë.
“Dje jam ndeshur me një person, rreth të 40, në formë fizike të admirueshme, që kërkonte ndihmë ekonomike. I kam thënë nesër mund të fillosh punë, e donte punën patjetër në Bashki. Ideja që dua 50 mijë lekë, që është mesatarja e ndihmës ekonomike dhe nuk dua të shkoj të punoj as për 350 apo 400 mijë, është një ide që nuk do të gjejë vesh te ne. Ndihma ekonomike është për familje në varfëri reale dhe pamundësi reale për të punuar”, tha Rama.
Sipas tij, prioritet për ndihmën ekonomike do të jenë nënat kryefamiljare, ndërsa këto djem e burra le të dalin atje në protestë dhe të paguhen nga organizatorët.
"Ka fabrika dhe sipërmarrje që kërkojnë punëtorë dhe nuk shkon njeri. Rrinë në rradhë para bashkisë dhe kërkojnë punë. Jo s'ka vend për këto, le të rrinë dhe të jetojnë me paratë që i vijnë nga emigracioni", tha Rama.
Lidhur me fondin për fermerët, Kryeministri paralajmëroi se fondin nuk do e thërmojmë më, nuk do të japim më lëmosha mbijetese.
“Çdo fermer është i lirë të bëjë çtë dojë, por jo gjithkush do të mbështetet nëse bën atë që do. S’do të ketë asnjë kacidhe për kulturat që janë jashtë përcaktimit të Ministrisë së Bujqësisë. Nëse dikush do të mbjellë perime në Tropojë, mund ta bëjë, por nuk do të përfitojë”, tha Rama.