AKTUALITET, 24 Shkurt 2018, 08:39

Hekurudha “Tiranë-Durrës-Rinas”, BE jep grantin prej 35 milionë eurosh

Hekurudha “Tiranë-Durrës-Rinas”, BE jep grantin prej 35

Një grant prej 35 milionë eurosh për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimin e linjës së re që e lidh me Aeroportin e Rinasit. Është kjo marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i miratuar nga Këshilli i Ministrave, ku synohet rehabilitimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore me standardet e Bashkimit Europian.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është edhe ndërtimi i linjës së re hekurudhore me Rinasin.

Ky projekt shihet si një ‘instrument’ që pritet të ketë ndikim ekonomik jo vetëm në zonat që përfshin, por në të gjithë vendin.

Pjesë e këtij projekti do të jetë edhe vendosja e stacionit të trenit në vendin historik në kryeqytet. Propozimet aktuale janë që në Tiranë të vijnë vetëm vagonët e udhëtarëve, ndërsa mallrat do të qëndrojnë në stacionin e Kasharit.