AKTUALITET, 23 Shkurt 2018, 20:42

Basha: Mashtrimi i Ramës, njerëzit preferojnë 50 mijë lekë ndihmë, se të punësohen

Basha: Mashtrimi i Ramës, njerëzit preferojnë 50 mijë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideroi një  mashtrim deklaratën e Kryeministrit Rama, që sipas tij, “njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë lekë ndihmë ekonomike në vend që të punësohen me rroga 400 mijë lekëshe”.

Statusi i plotë i Bashës në Facebook

A ka njeri që e beson mashtrimin e Ramës sot nga Berati se njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë lekë ndihmë ekonomike në vend që të punësohen me rroga 400 mijë lekëshe???

Realiteti flet vetë me gojën e këtyre banorëve të Beratit, aty ku banda qeveritare po harxhon sot e nesër miliona lekë për ekskursionin e fundjavës, por asnjë kacidhe për njerëzit në nevojë ekstreme.

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1795075200543653/