TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka dhënë detajet për aksidentin e tmerrshëm që ndodhi sot te Mali i Robit.
Mësohet se në timon ka qenë një femër 30 vjeçe e cila ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar për vdekje në trotuar një burrë dhe një grua, nuse dhe vjehërr.
Kavajë
Informacion paraprak.
Me datë 24.02.2018 rreth orës 07:40, tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.
Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 shtetas (vjehri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe.
Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve .
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.