TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda burgut të Fierit, ku një 38 vjeçar ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur.
Nga të dhënat paraprake mësohet se i burgosuri, emri i të cilit nuk dihet ende, është gjetur këtë të shtunë i vetëvarur në qelinë e tij.
I riu mësohet se ishte dënuar me 3 muaj burg për vjedhje, ndërsa vetëm dy ditë më parë ishte transferuar nga Vlora për në burgun e Fierit.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë për të zbuluar arsyet që e çuan të riun drejt aktit fatal.