TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka vijuar aksionet në kryeqytet edhe këtë fundjavë, lidhur me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve.
Gjatë aksionit, është evidentuar nga radarët, një drejtues që me mjetin e tij tip “BMW X6” lëvizte me shpejtësi197 km/orë në autostradë.
Për këtë arsye, policia e Tiranës njofton se atij i është tërhequr leja e drejtimit.
Po ashtu është evidentuar edhe një drejtues në gjendje të dehur në automjetin e tij tip “Renault”.
Drejtuesi ka rezultuar me 0.23mg/l, masë alkooli si me 13 masa administrative të pa shlyera, pa kontroll teknik, pa siguracion, dhe me leje qarkullimi të bllokuar. Për këtë arsye, atij i është bllokuar mjeti si dhe i është tërhequr leja e drejtimit.
“Rastet s’kanë nevojë për koment. Rrezik i madh për sigurinë e jetës në rrugë. Asnjë tolerim dhe kontroll të rreptë në të gjitha rrugët e Tiranës. Qëllimi jonë, siguria e jetës së përdorueseve të rrugës”, deklaron policia e Tiranës.
Policia bën apel të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes, dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, ose në të kundërt do të ndëshkohen.