TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të ndodhur gjatë natës në Bulqizë.
Sipas informacioneve aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë natës, teksa dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me makinën e tyre pasi po ktheheshin nga mbrëmja e maturës.
Ende nuk dihen identitetet e të rinjve dhe shkaqet e këtij aksidenti që mund të kishte përfunduar në tragjedi.
Deri tani mësohet se gjendja e një prej të plagosurve është e rënduar dhe ai është nisur me helikopter drejt Tiranës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhje e plotë të saj.