AKTUALITET, 29 Qershor 2019, 08:50

Donin ta helmonin? Shokon Voltana Ademi: Më kërcënoi prefekti, ja pse nuk piva ujë

Donin ta helmonin? Shokon Voltana Ademi: Më kërcënoi prefekti, ja


Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi zbuloi në “Open” se ditën e djeshme ka pasur një takim me prefektin e Shkodrës, i cili e ka “kërcënuar” se nëse nuk do të hapte KZAZ-në nr.2, do të kishin përplasje.

Ajo madje tha se kishte frikë të pinte ujë në zyrën e Prefektit.

“Unë sot kam pasur frikë të pi ujë në zyrën e Prefektit.

Se kemi të bëjmë me huliganë. Më ka thirrur sot në zyrë se dhe më ka thënë hapeni atë se sot keni sherre.

Nuk e kuptoj bëni një urdhër dhe shkoni e hapeni në mënyrën e duhur”, -zbuloi Ademi.