AKTUALITET, 27 Qershor 2019, 12:22

VIDEO që ka pushtuar rrjetin/ Merkel nis të dridhet sërish në publik

VIDEO që ka pushtuar rrjetin/ Merkel nis të dridhet sërish


Merkel u drodh sërish teksa takoi presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në Pallatin Bellevue në Berlin të enjten në mëngjes. Pamjet tregojnë se si Merkelit iu ofrua një gotë uji, të cilën ajo nuk e pranoi.

Një fotograf për agjencinë gjermane të lajmeve tha se kancelarja dukej më mirë pasi filloi të lëvizte përsëri.

Merkel, 64 vjeç, po merrte pjesë në largimin e ministres së Drejtësisë, Katarina Barley për tu bërë deputete dhe për betimin e zëvendësuesit të saj, Christine Lambrecht, gjithashtu nga Partia Social Demokrate.

I njëjti problem i ndodhi edhe më 18 qershor gjatë nderimeve ushtarake për presidentin vizitues ukrainas, Volodimir Zelenskiy.