TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada e SHBA në Tiranë njofton shtetasit e saj me banim në vendin tonë se të dielën do të zhvillohen zgjedhjet vendore.
Ambasada thekson se nisur nga incidentet e ditëve të fundit ku në shënjestër kanë qenë zyrtarët e zgjedhjeve dhe materialet e votimit, mund të ketë akte dhune edhe ditën e zgjedhjeve si dhe gjatë numërimit të votave.
Njoftimi i Ambasadës për shtetasit e saj:
Vendndodhja: Në dhe rreth qendrave të votimit, qendrave të numërimit, zyrave të administratës zgjedhore në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria do të mbajë zgjedhje në çdo komunë më 30 qershor 2019.
Ngjarja: Zgjedhjet vendore në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen më 30 qershor 2019. Votimi është planifikuar nga ora 07:00 deri në orën 19:00.
Numërimi mund të zgjasë deri në disa ditë në disa bashki. Incidentet e kohëve të fundit të lokalizuara të dhunës kanë vënë në shënjestër zyrtarët e zgjedhjeve dhe materialet e votimit, duke ngritur mundësinë për dhunë ose shqetësime të tjera ditën e zgjedhjeve si dhe gjatë numërimit të votave në Qendrat e Numërimit.
Veprimet që duhet të ndërmerren:
Qëndroni vigjilentë rreth vendeve të votimit, qendrave të numërimit dhe zyrave zgjedhore.
Shmangni çdo zonë ku ka shenja të dhunës në prag ose të vazhdueshme
Jini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj
Monitoroni mediat lokale për përditësime
Mbani një profil të ulët.
