TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta ka komentuar përmes një postimi në Facebook takimin me kreun e PD-së Lulzim Basha, ku shkruan:
"Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi".
Kreu i Shtetit thotë se kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.
Kujtojmë se kryedemokrati Basha iu përgjigj ftesës së Metës për takim, duke shkuar në presidencë në orën 09:00, ndërsa kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter ditën e djeshme shkruante se ishte i zënë me fushatën elektorale.