AKTUALITET, 27 Qershor 2019, 12:02

Sulmi ndaj KZAZ në Mat, arrestohet 43-vjeçari

Sulmi ndaj KZAZ në Mat, arrestohet 43-vjeçari


Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dyshuar për sulmin ndaj KZAZ-së nr.16 e 17 në Burrel e Klos si dhe ndaj punonjësve të Policisë.

Policia bën me dije se ka ndaluar shtetasin A.L, 43 vjeç. “Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 16 dhe 17, në Burrel dhe Klos, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë ushtruar dhunë ndaj forcave të rendit që mbanin në ruajtje KZAZ, dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore”- njofton policia, duke shtuar se ai gjykata vendosi hetim ne gjendje te lire.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim;

-A.L, 43 vjeç, banues në Burrel ( për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”

Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 16 dhe 17, në Burrel dhe Klos, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë ushtruar dhunë ndaj forcave të rendit që mbanin në ruajtje KZAZ, dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore.

Në përfundim të hetimeve nga ana e Policisë, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, ku me vendim të prokurorit, shtetasi A.L, do të hetohet në gjendje të lirë.