AKTUALITET, 27 Qershor 2019, 10:50

30 qershori/ SHBA kërkesë KQZ-së për miratimin e vëzhguesve dhe përkthyesve


Ambasada amerikane në Tiranë kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të miratojë akreditimin e vëzhguesve të saj së bashku me përkthyesit për monitorimin e procesit zgjedhor me datën 30 qershor.

Kjo është një nga pikat e rendit të ditës në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili vijon punën, pavarësisht anulimit të dekretit të Presidentit Meta për 30 qershorin si datë e zgjedhjeve vendore.

“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Amerikane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019″- thuhet në rendin e ditës së punës për mbledhjen e saponisur të KQZ-së.

(Letra e SHBA)

(Letra e Ambasades Britanike)