AKTUALITET, 27 Qershor 2019, 11:55

Pas Bashës, Meta pret në zyrë edhe Petrit Vasilin

Pas Bashës, Meta pret në zyrë edhe Petrit Vasilin


Pas takimit që zhvilloi këtë mëngjes me kreun e PD, Presidenti Ilir Meta ka pritur në zyrë edhe nënkryetarin e LSI.

Në një postim në Facebook Meta shkruan se po vijon konsultimet me partitë politike, në përpjekje për zgjidhjen e krizës në vend.

“Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili.

Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, shkruan Meta.