AKTUALITET, 8 Maj 2019, 13:40

VIDEO/ Përmbysja e Liverpool, komentatorët nuk iu besojnë syve të tyre

VIDEO/ Përmbysja e Liverpool, komentatorët nuk iu besojnë syve


Ka qenë një mbrëmje e paharrueshme, me emocione të jashtëzakonshme, ajo e mbrëmjes së kaluar në “Anfield”.

Në fakt, përmbysja epike e Liverpool ndaj Barcelonës (4-0) la pa “gojë” mbarë botën e futbollit, e mahniti atë. Natyrisht, “flamuri gjysmështizë” është për tifozët e Barcelonës, të cilët janë të shumtë anembanë globit.

E pabesueshme u është dukur, veç të tjerëve, ajo që po ndodhte, komentatorëve televizivë të ndeshjes në fjalë.

Shpërthimet e tyre kanë qenë të shumëllojshme, frenetike, por ne po ju njohim me “çmendurinë” e francezëve Yoann Riou dhe Raphaël Seaboun.

Duke vënë duart në kokë, ata e kanë stërzgjatur “ole"-në me shprehjen: “Liverpool e bëri, Liverpool e bëri!”