TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me marrjen e mandatit gjërat në jetën private të Kujtim Gjuzit kanë ndryhsuar. Në një intervistë për Dosja.al, Gjuzi tregoi se gruaja e tij Mirjana Kalaci që kishte kërkuar prishjen e martesës, tashmë është tërhequr.
Gjuzi tregon se marrëdhënia me gruan e tij sa vjen dhe përmirësohet, ndërsa kunatën e ka paditur zyrtarisht për shantazh.
“Kjo është një marrëdhënie që nuk ka asnjë problem, nuk ka asnjë problem. Tani që flasim bashkë çdo gjë është qetësuar dhe shkon drejt qetësimit dhe do t’ju lutesha shumë….në familje kam qenë i sinqertë. Unë kam pas shantazh në lidhje me atë, kam tabulatet telefonike të shantazhit të kunatës sime, e cila është e kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Përgjitshme dhe Prokurorinë e Tiranës,”- tregon ndër të tjera Gjuzi.
I pyetur nëse gruaja e tij do të jetë në Kuvend në momentin e betimit të tij si deputet, Kujtim Gjuzi denjoi të përgjigjej.
Kujtim Gjuzi është një nga kandidatët për deputet që ka dalë nga listat shumëemërore të Durrësit të Partisë Demokratike. Në intervistën e mëparshme për Dosja.al ai tregoi se në momenti që pranoi mandatin e deputetit, gruaja e tij i ka kërkuar divorcin.