TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shkodrës ka zbuluar dy persona, të cilët i kishin marrë një qytetareje gjashtë mijë euro, për të marrë provimin e Licencës në mësuesi. Gjithashtu ata i kishin kërkuar edhe 4 mijë euro të tjera, në mënyrë që djali i saj të merrte një bursë studimi jashtë shtetit.
“Në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licencës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj.
Si edhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e arsimit”, – thotë policia në njoftimin e saj.
Njoftimi i policisë:
Shkodër,
Finalizohet operacioni “Premtimi”
I premtonte për marrjen e provimit të licencës në mësuesi si dhe për të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin, duke e mashtruar për përfitim të vlerave monetare, por arrestohet nga Policia.
Procedohen edhe 2 shtetas të tjerë për korrupsion aktiv dhe pasiv
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik – Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
– B.A. 49 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrimi”, i dënuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale.
Ky shtetas, në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licencës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj. Si edhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e arsimit.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
– B.P. për veprën penale ” Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
– E.S. për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.