AKTUALITET, 8 Maj 2019, 12:30

Demokratët e Mirditës protestë kundër Ramës me fotot e Maduros në duar

Demokratët e Mirditës protestë kundër Ramës me fotot e


Mbështetës të PD-së, po zhvillojnë në Mirditë një protestë kundër qeverisjes vendore dhe premtimeve të pambajtura nga qeveria e kryeministrit Rama.

Protestuesit mbajnë në duar flamuj të PD-së dhe pankarta me shkrimet “Rama ik” ,"Fund qeverisë së hajdutëve dhe oligarkëve” etj.

Fotoja e Maduros është e printuar në pankartat e tyre për të bërë një krahasim simbolik të tij me kryeministrin Rama.

Simpatizantët e PD-së po marshojnë në rrugët e qytetit duke thirrur “Rama ik”.