TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga foltorja e Kuvendit, ku ftoi deputetët e opozitës të votojnë ligjet e mbetura të reformës në drejtisë, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla akuzoi opozitën që do dogji mandatet se po bën cdo përpjekje për të penguar të ardhmen europiane të Shqipërisë. Balla tha me garanci të plotë se raporti përfundimtar për Shqipërinë i KE, do të jetë pozitiv dhe komisioni do të kërkojë filimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
“Vota juaj dhe e opozitës ti bashkohet votës tonë për reformën në drejtësi.Është themeli kryesor i rrugës europiane të Shqipërisë e që unë besoj se pavarësisht ndasive, kur bëhet fjale për të mirën e vendit duhet të bëhemi të gjithë bashkë. Kolegët tuaj sot po bëjnë gjithçka për të dëmtuar të ardhmen europiane. Se cdo bllokim rruge cdo dhunë ndaj institucioneve është pjesë e përpjekjeve për të dëmtuar të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Dje në takim me z. Ruci morëm të gjitha garancitë se raporti përfundimtar, vlerësimi për hapat e hedhura nga Shqipëria do të jetë pozitiv, komisioni do të garantojë fillimin e bisedimeve. Të gjithë këto përpjekje dashakeqe nuk ia kanë dalë. Shqipëria ka plotësuar tërësisht parakushtet për të filluar bisedimet. Nuk është rastëtsi që përmbyllim paketën e reformës në drejtësi sot, në javën e Europës.”- u shpreh Balla.