AKTUALITET, 8 Maj 2019, 11:08

DETAJET/Kapet në Gjermani drogë me vlerë 2.2 mln euro, mediat gjermane: Vinte nga Shqipëria


Në Drezden të Gjermanisë është sekuestruar nga policia një sasi droge e cila kap vlerën e 2.2 milionë eurove.

Nga policia janë sekuestruar edhe 35 mijë euro si edhe janë arrestuar 6 persona të moshave 22 dhe 45 vjeç, të cilët janë lënë në “arrest me burg” nga Gjykata.

Të arrestuarit janë shqiptarë, turq, spanjollë dhe gjermanë.

Sipas mediave gjermane droga dyshohet se vinte nga Shqipëria dhe ajo ishte e fshehur brenda një depozite të një kamioni.

Për këtë operacion në fund të prillit janë kontrolluar nga policia disa banesa në Leipzig dhe Berlin.

Zëdhënës i Doganave në Dresden Frank Schröter, tha se kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në dekadën e fundit.