TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme KQZ iu ka dhënë mandatin dy deputetëve të rinj, Krenar Rrycit nga listat e PD-së në Durrës dhe Kostaq Papës po nga listat e PD-së në qarkun e Tiranës. Dy kandidatët kanë dorëzuar disa ditë më parë formularin e vetë-deklarimit në KQZ dhe pritet që së shpejti ata të betohen në Kuvend.
Kujtojmë që më 6 mars, Krenar Rryci u shpreh në media se ishte penduar që kishte refuzuar të marrte mandatin. Pasi kishte firmosur dorëheqjen, pranoi se ka ndryshuar mendje dhe do të bëhet deputet.
Emri i Krenar Rrycit, i cili listohet i 18-ti në listën e PD-së në qarkun e Durrësit, ishte mes 103 kandidatëve të djathtë që refuzuan të marrin mandatin, por kandidati mohon ti kenë ofruar para apo t’i kenë bërë presion për t’u bërë deputet.
Ditën e sotme në Kuvend u betuan deputetët e rinj, Kujtim Gjuzi nga listat e PD-së në Durrës, Koçi Tahiri nga listat e LSI-së në Korçë dhe Klajdi Qama nga listat e LSI-në Berat. Ndërsa Indrit Hoxha refuzoi të merrte mandatin.