AKTUALITET, 8 Maj 2019, 12:18

Durrës, shkrihen ALUIZNI dhe Hipoteka. Shkarkohen dy drejtorët, kush do e drejtojë Kadastrën

Durrës, shkrihen ALUIZNI dhe Hipoteka. Shkarkohen dy drejtorët, kush


Arben Isaku, drejtori i ALUIZNI-t në Durrës dhe drejtori i ZRPP, Florian Alimadhi janë shkarkuar nga detyra.

Ky vendim ka ardhur pasi këto dy institucione janë shkrirë në një të vetëm, e emërtuar tashmë si Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në Drejtorinë Rajonale të Durrësit.

Vendin e tyre e ka zënë Liridon Pula drejtor i ASHK-së që tani do të drejtojë këtë institucion. Ndërsa në Fier drejtori i Kadastrës do të jetë Ervin Bushi. Më parë ai ka qenë drejtor i ALUIZNI-t po në këtë qytet.

Prezantimi i drejtuesit të ri është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm Erion Zoto.

Ndërkohë që si ZRPP në Durrës ashtu edhe ALUIZNI, janë përfshinë në skandale të njëpasnjëshme për shkak të akuzave të ngritura për korrupsion nga prokuroria për zyrtarë të këtyre institucioneve.