TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia rrugore në Tiranë ka ndëshkuar 758 persona të cilët kanë përdorur celularin gjatë kohës që drejtiojnë automjetin.
Policia ka njoftuar se ka nisur monitorimin nga policë me uniformë dhe agjnetë cilvil që do të ndëshkojnë çdo person që përdor aparatin celular, gajtë drejtimit të automjetit.
Përdorimi i celularit në makinë është vlerësuar nga Policia si trend negativ.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/342481013367644/
Njoftimi i Policisë Rrugore:
Nisur nga rreziku potencial, që mbart përdorimi i aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe nga fakti që në shumë aksidente rrugore, është provuar se shkak është bërë përdorimi i aparatit celular, rrugorët e kryeqytetit janë angazhuar me forma kontrolli nga me efikaset, përfshi edhe agjentët civilë, të cilët monitorojnë dhe dokumentojnë sjelljen e përdoruesve të rrugës në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Duke vlerësuar si trend negativ, gjithmonë e më shumë, përdorimin e aparatit celular, Policia rrugore e Tiranës do të vijojë në mënyrë permanente me verifikimet dhe procedimet administrative për këtë shkelje, pasi vetëm gjatë ditëve të fundit janë verifikuar dhe ndëshkuar 758 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.