TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në kryeqytetin e Italisë. Kapo-ultrasi i Lacios, Fabricio Pishiteli, i njohur me nofkën Diabolik, është vrarë në një pritë në Romë.
Incidenti ndodhi në lagjen Usholana, në “Parco degli Acquedotti”, teksa raportohet se kreu i ultrasve lacialë është vrarë me një plumb në kokë.
Ai nuk ishte i panjohur për policinë jo vetëm për shkak të pozicionit të tij si ultras, por shpesherë ishte cilësuar si kapo i drogës.
Fabricio Pishteli kishte qenë duke ecur në park kur i ishte afruar një person i cili e kishte qëlluar me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend dhe ishte larguar më pas mes turmës.
Mediat italiane raportojnë se më e mundshme e vrasjes së ultrasit të Lacios është hakmarrja për një trafik ndërkombëtar droge të përfunduar keq me mafien shqiptare, duke përjashtuar një motiv të lidhur me botën e ultrasit. Vetëm një muaj më parë “Diabolik”, kishte festuar dasmën e vajzës së tij në një ceremoni madhështore në zemër të kryeqytetit italian.
Në vitin 2016 Piscitellit, iu konfiskuan 2 milion euro nga Guardia di Finanza. Në vitin 2013 ai u arrestua, sepse ai u konsiderua nga hetuesit si qendra e një rrjeti të trafikut të drogës midis Spanjës dhe Italisë.