TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë se 20 persona janë marrë në pyetje për të hedhur dritë mbi vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Selenicë të Vlorës.
Nikola Ikonomi, i cili njihej nga bashkëfshatarët me emrin Laver Tozaj u qëllua me tre plumba në pragun e shtëpisë dhe humbi jetën rrugës për në spital. Të afërmit kanë deklaruar se 47 vjeçari nuk kishte pasur konflikte në fshatin ku jetonte.
Një banore e zonës shprehet se viktima nuk ishte njeri problematik:
“E njihnim si person. Nuk ishte problematik në këtë zonë. Nuk dimë gjë për konflikte. Janë shumë të qetë, të rregullt, janë 4 vëllezër dhe nuk dimë gjë të jenë problematik”.
Ndërkohë vijon puna për identifikimin e autorëve të ngjarjes. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima është marrë në telefon dhe i është kërkuar të dalë nga shtëpia, ku më pas dhe është ekzekutuar. Dyshohet se autori është një njeri që e njeh mirë zonën, pasi pas krimit është larguar pa gjurmë.
Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja ndërkohë që tre plumba i kanë përshkuar trupin.
Laver Tozaj, njihet edhe me emrin Nikolla Ikonomi
Nikola Ikonomi ishte me precedencë të mëparshëm penal, ku në vitin 2011 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e kanë dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për trafik droge. Ai kishte ndërruar disa emra, Laver Tozaj, më pas në Xhaferr Tozaj dhe së fundmi në Nikola Ikonomi.
Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka akuzuar viktimën për trafikimin e 1146 kilogramëve kanabis në drejtim të Greqisë, ngjarje e ndodhur në vitit 2005. Sipas Prokurorisë, ngjarja për të cilën janë të pandehur personat e dërguar në gjykim, ku në krye të listës ka qenë Tozaj, ka ndodhur më 17 mars 2005, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë ku është sekuestruar sasia prej 1146 kilogramë lëndë narkotike marijuanë.
Droga ishte ngarkuar në një kamion që kishte si destinacion, kalimin në territorin e shtetit grek.