AKTUALITET, 8 Gusht 2019, 16:02

“Në shtator do të ketë risi”, Basha: Kur të vijmë në pushtet Shqipëria do të kthehet ne ferrin e…

“Në shtator do të ketë risi”, Basha: Kur të


Reportazhi në median italiane “Rai 3” për trafikun e kanabisit nga Meksika në Kolumbi e Shqipëri ka bërë që lideri i demokratëve Lulzim Basha të dalë sot në një deklaratë për mediat dhe të paralajmërojë se ditën e parë që do të vijë në pushtet partia e tij do të nisë një hetim i gjerë për të gjitha ligjet e miratuara dhe veprat në ndërtim nga qeveria aktuale.

Ndiq paranë” do jetë parimi i këtij operacioni të madh, tha Basha.

“Zbulimi dhe rikuperimi i parave të vjedhura shqiptaërve është prioritet absolut në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Shqipëria do kthehet në një parajsë lokale me ambicie evropiane, për të prodhuar vende pune e paga dinjitoze. Kriza politike do përfundojë me politikanë me pranga në duar”, tha Basha.

Këto përmasa të kapjes së shtetit dhe ekonomisë janë të paprecedenta dhe ndodhin vetëm nga zona të kapura dhe kontrolluara si Afganistani.

Shqipëria ka nevojë për një program radikal dhe special për ndalimin e të gjithë kësaj.

Në muaj shtator do të bëjë të ditur planin tim kundërkrimit ekonomik, ndërkohë ka nisur hartimi i disa ligjeve të reja, për krimin ekonomik, përgjegjësisë civile etj.

Së treti një paketë ligjore për deklarimin e aseteve dhe pasurisë së të gjithë punonjësve të administratës së shtetit. Shqipëria do të kthehet në ferrin e drogës dhe të gjithë politikanëve që e kanë trajtuar vendi si çifligun e tyre.”