Sonte në “Camp Nou” do të jenë sytë e të gjithë botës, pasi luhet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve, Barcelona-Liverpool, që mund të konsiderohet fare mirë një finale e parakohshme.
Tifozët anglezë kanë udhëtuar drejt Barcelonës dhe kanë mbushur rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit, natyrisht duke pirë, sikurse bëjnë gjithmonë para ndeshjeve.
Dëshira për t'u zbavitur shpesh e kalon cakun dhe ka tifozë që bëjnë veprime skandaloze, si ai në videon e shpërndarë në Twitter, ku një tifoz i Liverpool i shkon dikujt tinëz dhe e shtyn nga pas në një nga shatërvanët më popullorë në Barcelonë, duke e konsideruar zbavitës veprimin e tij të turpshëm.