TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhjetëra minatorë mes shiut janë duke protestuar para Kryeministrisë për statusin e minatorit. “Me banditë nuk ka shtet. Çfarë ndryshim ka Rama nga Saliu,”- shprehen protestuesit njëzëri.
Por në këtë protestë ka pasur debate mes minatorëve. Fiqiri Xhibri është shprehur se ka shumë pensione fallco që kanë marrë minatorët.
“Ka pensione fallco për minatorët, ka 3 pensione fallco dhe 1 të rregullt. Edhe media nuk na ka raportuar gjithmonë. Po protestojmë kundër kësaj qeverie me banditë. ", shpjegoi Fiqiri Xhibri.
Menjëherë kanë filluar debatet mes minatorët e tjerë, kundër Xhibrit pasi ky i fundit akuzohet se i ka vjedhur ata.
“Nuk kemi ardhur për Fiqiri Xhirbrin. Tradhtoi kauzën tonë, ka marrë 30 milionë lekë. Ka shkruar të punojë në sigurimet shoqërore.
Ky është faqezi, kërkonte lekë. Këto janë të verifikueshme. Ju ka marrë në 30 milionë minatorëve për sigurimet dhe asgjë. Unë i them Ramës nëse je burrë na jep statusin.", u shpreh një tjetër minator.