TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka thënë se papunësia ka rënë më shumë se 6% që kur Partia Socialiste erdhi në pushtet.
Në një postim në twitter, Rama shkruan se sipas raportit të Bankës Botërore, Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon!
“Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon!
Papunësia ka rënë më shumë se 6% qyshse morëm detyrën. Akoma shumë për të bërë, po askush s’ka bërë dhe s’bën dot kurrë sa NE #KrenarpërPS ”, shkruan Edi Rama në Twiiter.
Banka Botërore rreth një muaj më parë publikoi raportin për punësimet në rajonin e Ballkanit, ndërsa e rendiste Shqipërinë në vendin e parë për rritjen e punësimeve.
Sipas këtij raporti, nga 68 mijë vende të reja pune në rajon, Shqipëria ka hapur 38,700 vende të reja.