AKTUALITET, 1 Maj 2019, 11:59

ZYRTARE/ Zbulohet shuma e saktë, sa milionë euro u vodhën më 9 prill në Rinas

ZYRTARE/ Zbulohet shuma e saktë, sa milionë euro u vodhën më


Konfirmohet shumë e saktë e parave të grabitura në Rinas më 9 prill.

Bëhet fjalë për 6 milionë euro që janë grabitur nga avioni gati për të lëvizur drejt Austrisë.

Kjo shumë konfirmohet nga 3 bankat e nivelit të dytë në deklaratat e tyre për prokurorinë e Krimeve të Rënda. Fillimisht u aludua se ishin 10 milionë euro të grabitura.

Pak minuta pas grabitjes, gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj.

Ndërkohë nga policia janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela dhe shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini.

Alkond Bengasi është bërë dëshmitar i drejtësisë dhe ka dhënë dëshmi që i shërbejnë zbardhjes së supergrabitjes.