TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skënder Hoxha, burri i cili vrau gruan e tij Antoneta Hoxha në fshatin Valagat në Memaliaj, ka thënë në polici se vrasjen e ka bërë për arsye xhelozie.
Burri është shprehur se 53-vjeçarja e tradhtonte me një burrë më të ri, 45 vjeç, gjë që sipas tij e ka detyruar të kryente krimin makabër.
“E vrava se më tradhtonte. Kishte kohë që më tradhtonte me një 45-vjeçar. E vrava se isha xheloz”-mësohet se është shprehur ai para hetuesve.
Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ndodhi në Memaliaj ku u vra nëna e 4 fëmijëve, Antoneta Hoxha, nga bashkëshorti i saj, Skënder Hoxha. Ai e vrau dhe tentoi të fshehë autorësinë e krimit.
Pas disa orësh pyetësor në polici, burri ka pranuar krimin. Ai ka thënë se e ka goditur gruan me levën e kazanit të rakisë.
Pasi e ka goditur, ajo ka qenë ende gjallë dhe ka kërkuar ndihmë nga i shoqi, por ai e ka lenë të vdekur. Fqinjët që e gjetën të pajetë thanë se ata ishin një familje e qetë, ndërkohë që gruaja është gjetur e mbuluar në gjak.