TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një intervistë të dhënë për prestigjozen britanike “Financial Times”, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth bisedimeve të zhvilluara në Samitin e mbajtur ditën e hënë në Berlin, mes liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.
Thaçi e ka cilësuar deklaratën e përbashkët për shtyp të Merkel dhe Macron si retorikë boshe që nuk propozon zgjidhje konkrete.
"Jo vetëm unë, por të gjithë ne nga rajoni u ndamë të dëshpëruar nga takimi në Berlin. Nuk kishte asgjë konkrete, vetëm fjalime boshe. BE-ja është shumë e dobët dhe nuk është e bashkuar.”- është shprehur kreu i shtetit të Kosovës duke shtuar se me afrimin e zgjedhjeve për rikompozimin e Parlamentit Evropian, eksponentët e Bashkimit Evropian janë të shqetësuar për rezultatet e votimit në kushtet e fuqizimit të forcave populiste.
“Pa përfshirjen dhe rolin drejtues të SHBA-së, unë jam skeptik që dikush nga BE-ja mund të bëjë diçka. Roli i SHBA-së është vendimtar për një zgjidhje.”- është shprehur Thaçi duke vënë theksin tek domosdoshmëria e ndërmjetësimit të SHBA-ve për rivendosjen e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe me Serbinë.
Presidenti Thaçi nënvizon se synimi qendror që duhet përmbushur është njohja e Kosovës nga Serbia, me qëllim që të vijohet normalisht me procesin e integrimit të të dy vendeve në familjen evropiane.