AKTUALITET, 9 Qershor 2019, 19:29

VIDEO/ 'Nuk ka zanat tjetër', Vasili për Veliajn: Sa të rrojë do të mashtrojë

VIDEO/ 'Nuk ka zanat tjetër', Vasili për Veliajn: Sa të



Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është një mashtrues. Kështu shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Mendimin e tij Vasili e argumenton edhe me një video ku shfaqet Veliaj gjatë një prej puntatave të emisionit "Opinion" duke u shprehur se, do të ndalet dhënia e lejeve të ndërtimit.

“Prapë u lëshua rrugëve ky mashtruesi!! Dihet që vesi del me shpirtin. Ky sa të rroje do mashtrojë,se mos ka zanat tjetër ky”, shkruan Vasili.

Kujtojmë se, vetëm në 3-mujorin e parë të këtij viti, bazuar në shifrat zyrtare të INSTAT, janë dhënë gjithsej për kryeqytetin 94 leje ndërtimi, me një rritje prej 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

© SYRI.net