AKTUALITET, 9 Qershor 2019, 16:39

“Çmendet” Mançester Junajtid, 90 milionë euro për lojtarin e Napolit

“Çmendet” Mançester Junajtid, 90 milionë euro


Reparti i mbrojtjes ka qenë një nga më problematikët për skuadrën e Mançester Junajtid gjatë viteve të fundit dhe Ole Gunar Solskjaer kërkon që të ndërtojë një mbrojtje të fortë për sezonin e ardhshëm.

Bisedimet dhe tentativat nuk kanë munguar, ndërsa e fundit është në lidhje me mbrojtësin e Napolit, Kalidu Kulibali.

“Djajtë” janë gati të ofrojnë 90 milionë euro për shërbimet e tij, shifër e cila është e lartë, por me shumë mundësi nuk do të pranohet nga presidenti De Laurentis.

Ky i fundit ka treguar “muskujt” edhe për oferta të tjera më të larta. Kulibali u shpall mbrojtësi më i mirë i vitit në kampionatin italian dhe për të ka pasur interesim edhe nga Juventusi.

“Zonja e Vjetër” mendon ta transferojë si një dhuratë për trajnerin e ardhshëm Mauricio Sarri, i cili pritet të zyrtarizohet gjatë këtyre ditëve në kampin bardhezi.