TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër javë për tu rikthyer në fushë. Është ky verdikti i stafit mjekësor të Brazilit, i cili ka konstatuar se dëmtimi i Neymar i pësuar në miqësoren ndaj Katarit kërkon të paktën katër javë për tu rikuperuar.
Të shtunën më 8 qershor, mjeku i parë i ekipit të Paris Saint-Germain, Dr Laurent Aumont dhe anëtar i bordit mjekësor të klubit dhe figurë udhëheqëse në mjekësinë sportive, Profesor Gerard Saillant, vlerësuan dëmtimin e marrë nga Neymar Jr në ndeshjen përgatitore të Brazilit për Kupën e Amerikës të mërkurën e kaluar.
“Dy mjekët diagnostikuan një shtrembërim të ligamentit anësor të këmbës së djathtë pa indikacion kirurgjik, që do të trajtohet me trajtim konservativ. Ky rikuperim do i marrë rreth katër javë kohë yllit brazilian të PSG-së."-thuhet në deklaratën e Selecao.
Kjo është hera e tretë që Neymar pëson dëmtime të ligamenteve të këmbës së djathtë, duke rrezikuar jo pak karrierën.