AKTUALITET, 9 Qershor 2019, 17:31

Shpëtoi gruan nga mbytja, vdes më vonë nga infarkti

Shpëtoi gruan nga mbytja, vdes më vonë nga infarkti



Shpëtoi gruan nga mbytja por më pas vdes nga infarkti. Kjo është ajo që i ndodhi një 83-vjeçari në provincën Varese, në Itali. Tragjedia ndodhi në Rimini, në Bellariva, ku çifti kalonte pushimet prej 50 vjetësh. Të pavlefshme ishin edhe tentativat e shpëtimit, ku operatorët e shpëtimit tentuan ta ndihmonin të moshuarin, por asgjë nuk u bë, transmeton il resto del carlino.

Sipas ndërtimit të ngjarjes nga kapiteneria e portit, dy të moshuarit ishin bashkë për t’u larë. Papritur, rrezikoi mbytjen në një pikë ku uji ishte shumë i lartë dhe rryma e pengonte t’i afrohej bregut. Burri menjëherë më pas tentoi ta ndihmonte duke e tërhequr në një pikë ku uji ishte më i cekët, duke e shpëtuar në këtë mënyrë. Por menjëherë pas kësaj infarkti e la pa jetë. Pavarësisht se ndihma e shpejtë iu afrua pas ulërimave të gruas   për burrin ishte tepër vonë.