AKTUALITET, 9 Qershor 2019, 17:06

Rama nga Dibra: Në 30 qershor do ketë zgjedhje

Rama nga Dibra: Në 30 qershor do ketë zgjedhje



Kryeministri Edi Rama u shpreh nga Dibra se në 30 qershor do ketë zgjedhje.

“Nëse shtyjmë zgjedhjet, hapim njkë rrugë pa krye. Doli edhe presidenti kur presidenti i tyre doli qartësisht kur protesta e tyre po bie dhe pasi morën një goditje të rëndë, jo vetëm nga qeveria e SHBA, u paralajmëruan me emër dhe mbiemër se s’do hyjnë në SHBA nëse ushtrojnë dhunë ndaj një populli të tërë. Doli presidenti dhe në mes të lojës që ka fiolluar, në mes të fushatës që ka filluar thotë se po anuloj zgjedhjet. Ishte po aq sa të thoshte dje anulojeni ndeshjen Islandë-Shqipëri dhe do dal të hënën e do jap arsyet. Ka bërë një akt politik duke u shfaqur si një përfaqësues i lartë i opozitës, si lider dhe ka vendosur të na vërë të gjithëve në pozitën e sekëlldisshme, sepse unë mendoj se që nga dje Ilir Meta nuk e meriton më zyrën ku rri.

Nuk e meriton më titullin më të lartë të gardianit të Kushtetutës. Ajo që ka bërë dje është përçarëse, është konflikt nxitëse, është një vetëvrasje politike, një nul, një zero nga pikëpamja ligjore dhe një turp i pashembullt që do t’i mbetet atij”, u shpreh Rama.