AKTUALITET, 9 Qershor 2019, 17:00

Dibër/ Kryeministri para elektoratit, qytetari bërtet “Rama ik”: Po po, do iki, do iki…

Dibër/ Kryeministri para elektoratit, qytetari bërtet “Rama


Kryeministri Edi Rama, këtë pasdite ndodhet në Dibër ku së bashku me kandidatin për këtë qytet, është shprehur edhe një herë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

Por ndërsa Rama fliste para elektoratit të tij, mes turmës, u dëgjua dikush duke bërtitur: ‘Rama ik’.

Kryeministri me ironi i është përgjigjur, “Po, po… Do iki, do iki”, duke vijuar më tej fjalimin e tij.