TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndryshe nga fjalimi që mbajti në Mat, nga Dibra kryeministri Edi Rama ishte më i përmbajtur në përcjelljen e mesazheve politike. Kreu i qeverisë përsëriti se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor, ndërsa Metës i kujtoi sërish se mori një vendim politik që bie ndesh me Kushtetutën, madje sipas tij u soll më keq se Bujar Nishani.
“Në 2017-ën, Bujar Nishani e kërkoi me shkrim, me firmë, me vulë, në një letër të përbashkët timen dhe shokut tim që më ka humbur e s’po e kap më, Lulzim Bashës, që t’i kërkonim Presidentit atë shtyrjen brenda Kushtetutës. Nuk mund ta vendosë Presidenti ka pyetur të tjerët. Kjo ishte.
Ndërkohë që ky shoku tjetër, se nga i gjej këta shokë unë nuk e di, del dhe bën një skandal, duke thënë anulim loje se jam i shqetësuar për stabilitetin etj, dhe kështu i bie që në mëngjes u thotë atyre të shtëpisë ju sulmoni fort që të digjet dhe unë do ta dal që ta shuaj…
Nga kush do ta shpëtojë Shqipërinë? Nga ata… Nga ata Shqipëria do të shpëtojë vetë në 30 qershor. Njësoj siç shpërndahen tespihet e plakut Mere, do shpërndahen edhe këta në 30 qershor”, – u shpreh Rama.